TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Kodër Rrashbull të Durrësit. Policia bën me dije se një makinë që drejtohej nga shoferi me iniciale A.H. ka përplasur një 75-vjeçar.
Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 15:15, në vendin e quajtur Kodër Rrashbull Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. H., ka përplasur këmbësorin shtetasin F. K., rreth 75 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.