TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rogers Demirazi, 20-vjeçari me origjinë shqiptarë që u dorëzua një ditë më parë në duart e autoriteteve greke pasi u vetëdorëzua në Korçë, ka dalë sot para grupit hetimor ku ka hedhur poshtë akuzat që të ketë marrë pjesë në sulm.
Avokatja e tij Paraskevia Spyratos, tha për Mega se klienti i saj e ka parë kush e ka përdorur thikën dhe do ta thotë emrin e tij.
“Kam tre orë që jam në komisariat dhe kam folur në detaje me klientin tim. Unë jam në gjendje të them disa gjëra për pozicionin e tij real. Ai është nuk ka marrë pjesë në sulm”, tha avokatja.
“Ai e ka parë kush e solli thikën dhe kur filluan rrahjet. Ai do ta thotë emrin e tij. Kemi një rast tragjik dhe një rezultat tragjik. Vepra që janë të pajustifikuara. Mënyra se si ka ndodhur ngjarja është e pajustifikuar. Ai është i dëshpëruar dhe më pyeti nëse ua kam përcjellë ngushëllimet prindërve të Alkisit”, shtoi avokatja.
20-vjeçari ka dalë sot në prokurori ku ka deklaruar se nuk mbante asnjë send dhe nuk ka goditur askënd natën e sulmit tragjik ku vdiq 19-vjeçari grek, vetëm ka ndjekur disa persona. “Isha në makinë, në sediljen e pasme të pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete, nuk kam goditur askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz,” ka thënë i riu shqiptar.