AKTUALITET, 11 Shkurt 2022, 18:29

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ KQZ regjistron kandidatët e PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ KQZ regjistron kandidatët e PS, PD dhe
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka regjistruar kandidatët e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike si dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në mbledhjen e sotme, nuk është hasur asnjë problematikë lidhur me asnjë prej kandidatëve.

Partia Socialiste:

KQZ regjistron Majlinda Angonin kandidate e PS në Shkodër

KQZ regjistron Eriselda Sefa kandidaten e PS për Lushnjen

KQZ regjistron kandidaten e PS Durrës Emiriana Sako

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:

KQZ regjistron kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” Durrës, Ardian Muka

KQZ regjistron kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” Lushnje, Elton Bano

KQZ regjistron kandidatin e “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahian

Partia Demokratike:

KQZ regjistron kandidatin e PD-së Lushnje, Indrit Sefa

KQZ regjistron kandidatin e PD-së Shkodër, Xhemal Bushati