AKTUALITET, 11 Shkurt 2022, 18:14

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership”/ Meta: Pas 24 korrikut do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës!

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership”/ Meta: Pas 24
Presidenti Ilir Meta në TPZ

Presidenti Ilir Meta, duke shpërndarë një video një pjesë nga intervista e tij në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka përcjellë në rrjetet sociale mesazhin se populli shqiptar ka nevojë për lidership,

Kreu i shtetit thekson se, mbi të gjitha populli tashmë ka nevojë të marrë më shumë përgjegjësi, për të vënë nën kontroll sistemin demokratik.

Ai shton gjithashtu se pas përfundimit të mandatit të tij si president, do të angazhohet në politikë për të rivendosur themelet e Republikës.

Postimi i Metës

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership.  Mbi të gjitha populli ka nevojë të marrë vet më shumë përgjegjësi, duke kërkuar më shumë nga drejtuesit, si dhe të marrë nën kontroll sistemin demokratik. Ndaj pas 24 korrikut 2022 unë do të angazhohem për të rivendosur themelet e Republikës”.