BOTA, 28 Shkurt 2023, 17:40

Lufta në Ukrainë/ SHBA: Kemi trajnuar më shumë se 4000 ushtarë ukrainas. Gati për të mbrojtur atdheun

Lufta në Ukrainë/ SHBA: Kemi trajnuar më shumë se 4000

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve se SHBA dhe aleatët e saj tani kanë trajnuar më shumë se 4000 anëtarë të ushtrisë ukrainase.

Rreth 4000 ushtarë ukrainas janë trajnuar nga SHBA dhe Evropa që prej fillimit të ofensivës ruse një vit më parë.

“Stërvitja kolektive është duke vazhduar në të gjithë Evropën. Që nga janari, ushtria amerikane ka trajnuar mbi 1000 ukrainas, duke e çuar totalin më shumë se 4000”, tha gjenerali Douglas Sims II, drejtor i operacioneve për Shefin e Përbashkët të Shtabit.

Ushtria amerikane ka trajnuar gjithashtu ukrainasit në sistemin raketor Patriot në Fort Still , ndërsa mësohet se trajnimi do të përfundojë së shpejti.

“Forcat e armatosura amerikane së shpejti do të përfundojnë trajnimin dhe pajisjen e baterisë së parë Patriot të Ukrainës. Falë stërvitjes, ukrainasit do të jenë më të aftë në mbrojtjen e vendit”, tha Sims.