BOTA, 31 Maj 2022, 09:55

Embargoja e naftës, Rusia i përgjigjet Bashkimit Europian

Embargoja e naftës, Rusia i përgjigjet Bashkimit Europian

Rusia i është kundër përgjigjur sanksioneve të fundit të vendosura nga BE për importet e naftës. Në një deklaratë, Moska thotë se do të gjejë importues të tjerë për naftën e saj.

Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, ka ripostuar në Twitter statusin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Siç tha me të drejtë ajo dje, Rusia do të gjejë importues të tjerë.

Vlen të përmendet se tani ajo kundërshton deklaratën e saj të djeshme. Ndryshimi shumë i shpejtë i mentalitetit tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë”, shkruan ai.