BOTA, 30 Maj 2022, 21:24

Sanksionet e reja ndaj Rusisë/ Zelensky thirrje urgjente liderëve të BE-së: Tregoni unitet ashtu siç po bën vendi im

Sanksionet e reja ndaj Rusisë/ Zelensky thirrje urgjente liderëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropian duke iu kërkuar atyre që të tregojnë një unitet të madh ashtu siç po bën vendi i tij përballë Rusisë. 

“Është koha që ju të mos jeni të ndarë, të mos jeni të fragmentarizuar, por si një trup i tërë” tha ai, duke bërë thirrje për një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim të naftës ruse.

Zelensky përdori vendin e tij si shembull, duke thënë se ai po bashkëpunon me ukrainasit duke u përballur me trupat ruse.

“Nëse dikush siluron një anije, është e pamundur që një ose më shumë kabina të kenë shpresë për të qëndruar në det kur të tjerët mbyten” tha Zelensky.

Sipas tij, Evropa duhet të ndalojë grindjet e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë.

Udhëheqësit e BE-së po takohen për një samit të jashtëzakonshëm në përpjekje për të arritur një marrëveshje për një grup të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, që do të përfshinte ndalimin e naftës ruse. Por Hungaria, e cila është shumë e varur nga gazi rus – thotë se nuk do ta mbështesë planin.