TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina vlerëson se të paktën 22,000 njerëz janë vrarë në qytetin jugor të Mariupolit që nga fillimi i pushtimit rus.
Sipas Këshillit Bashkiak të Mariupolit, 25 varre të reja masive janë vendosur në varrezat e vjetra të Krimesë që nga fillimi i majit.
Në total, që nga mesi i prillit, të paktën 16,000 njerëz nga Mariupoli janë varrosur në varre masive pranë fshatrave Stary Krym, Mangush dhe Vynohradne.
5000 njerëz të tjerë u varrosën nga mesi i marsit.
Autoritetet shtuan se “mijëra trupa mbeten ende nën rrënoja, në varreza natyrore dhe në mortore të përkohshme”.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko tha: “Ne vlerësuam numrin e të vdekurve në Mariupol në 22,000. Por gjithnjë e më shumë fakte tregojnë se pasojat e krimit racist janë shumë më të mëdha. Kjo ka nevojë për vëmendje të veçantë të komunitetit botëror, si dhe gjendjen e tmerrshme të popullatës lokale në okupim.”