BOTA, 30 Maj 2022, 22:13

Erdogan, Zelenskyt: Mund të krijojmë hapësirën detare për eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase

Erdogan, Zelenskyt: Mund të krijojmë hapësirën detare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se ai e sheh mundësitë për të krijuar një rrugë të sigurt detare për eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase.

Zyra e Erdoganit ka thënë gjithashtu se mirëpret në parim idenë për ta bërë Stambollin një seli për ndërmjetësimin midis Moskës, Kievit dhe OKB-së.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar nga ana tjetër se Rusia është e gatshme të lehtësojë eksportin e papenguar të grurit nga portet ukrainase në koordinim me Turqinë, raporton Reuters.

Ukraina nuk ka qenë në gjendje të eksportojë miliona tonë drithë për shkak të bllokadës ruse të porteve ukrainase të Detit të Zi.