BOTA, 30 Maj 2022, 19:46

Sanksionet e reja ndaj Rusisë/ Shefja e Parlamentit Europian: BE do të arrijë me ngulm në një marrëveshje, Ukraina duhet afruar pranë Unionit

Sanksionet e reja ndaj Rusisë/ Shefja e Parlamentit Europian: BE do të

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka deklaruar se BE kërkon me ngulm që të arrihet një marrëveshje për raundin e gjashtë të sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.  

“Unë me të vërtetë shpresoj se do të ketë një marrëveshje. Nuk mund të lejojmë që të mos ketë. I kuptoj realitetet me të cilat përballen vende të ndryshme, ka një kufi se sa fleksibilitet mund të lejojmë pa humbur besueshmërinë ndaj popujve tanë” , theksoi ajo.

Metsola pranoi se ndërsa paketat e sanksioneve “nuk janë kurrë të lehta për t’u miratuar”, ka shpresë të fortë se BE mund “të arrijë një marrëveshje”

“A do të donim të shkonte më tej? Sigurisht. A duam ende që të shkojë më tej? Sigurisht. Dhe ne do të vazhdojmë ta themi këtë pikë,” shtoi shefja e Parlamentit Evropian.

Në temën e aplikimit të Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së, Metsola dha sinjale pozitive nga këndvështrimi i Parlamentit Evropian. “Sipas mendimit tim, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta afrojmë Ukrainën edhe më shumë me ne dhe sinjali më i keq që mund të japim në këtë moment në kohë do të ishte të tregojmë një hezitim. Dhe ajo që Ukrainës i duhet tani është shpresa dhe perspektiva”, përfundoi ajo.