BOTA, 30 Maj 2022, 19:58

Mbërrin në Kiev ambasadorja e re e SHBA

Mbërrin në Kiev ambasadorja e re e SHBA

Tre muaj pasi SHBA-të tërhoqën të gjithë stafin diplomatik nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, ambasadorja e re amerikane ka mbërritur në Kiev, sipas burimeve të The Guardian.

Më herët Bridget Brink ka shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Sllovaki.

Ndërsa u emërua ambasadore në Ukrainë në prill të këtij viti nga presidenti amerikan Joe Biden.

Megjithatë The Guardian shkruan se Departamenti i Shtetit nuk ka njoftuar ende zyrtarisht mbërritjen e Brink në Kiev, por kjo u konfirmua nga faqja e saj biografike në faqen e internetit të ambasadës amerikane, e cila vë në dukje se ajo mbërriti në qytet më 29 maj.