BOTA, 9 Shtator 2025, 19:30

“Armiqtë ta dinë se gjaku hebre nuk humbet”, Netanyahu fjalim në ambasadën e SHBA në Jeruzalem: Sulmi në Katar u krye me saktësi. Në Gaza lufta mund të përfundojë menjëherë

“Armiqtë ta dinë se gjaku hebre nuk humbet”, Netanyahu

Kryeministri Netanyahu foli në Ambasadën Amerikane në Izrael gjatë ceremonisë së Ditës së Pavarësisë Amerikane, e cila u shty për shkak të luftës me Iranin.

Ai deklaroi se kohët kur udhëheqësit terroristë gëzonin imunitet kudo kanë mbaruar. “Armiqtë tanë duhet të dinë një gjë: që nga themelimi i Shtetit të Izraelit, gjaku hebre nuk është humbur kot. Sulmi në Katar u krye në mënyrë optimale dhe të saktë” – shtoi kryeministri izraelit.

Netanyaho foli gjithashtu edhe operacionin në Gaza. “Lufta në Gaza mund të përfundojë menjëherë, sepse ne kemi vepruar tashmë”, tha Benjamin Netanyahu, teksa më pas shtoi: “Ne kemi pranuar parimet e vendosura nga presidenti Trump për t’i dhënë fund luftës, të cilat përfshijnë lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve tona dhe parimet e tjera që Izraeli ka vendosur si kushte për t’i dhënë fund konfliktit”.