BOTA, 9 Shtator 2025, 18:51

Arrestohet 57-vjeçari për prishje të rendit në Aeroportin Heathrow, kishte me vete spray vetëmbrojtjeje

Arrestohet 57-vjeçari për prishje të rendit në Aeroportin

Policia britanike ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili shkaktoi një incident në Aeroportin Heathroë në Mbretërinë e Bashkuar, çka solli evakuimin e Terminalit 4 të hënën në mbrëmje.

Sipas Independent, 57-vjeçari u arrestua të martën pasi autoritetet zbuluan një bombol me atë që besohet të jetë sprej CS, i cili përdoret për vetëmbrojtje.

Mediat raportojnë se spreji në fjalë përdoret nga forcat policore të Mbretërisë së Bashkuar – kur duan të frenojnë njerëzit që paraqesin rrezik për veten ose të tjerët. Përdoret gjithashtu nga ushtria në operacionet e trajnimit dhe për të testuar maskat kundër asfiksisë.