BOTA, 19 Gusht 2025, 09:27

Detaje/ "E kupton çfarë çmendurie", mikrofoni i hapur kap Trumpin duke i folur Macronit për Putinin: Besoj se ai do marrëveshje për mua

Detaje/ "E kupton çfarë çmendurie", mikrofoni i

Përpara takimit shumëpalësh, presidenti Donald Trump u kap nag një mikrofon i lënë hapur duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të arrijë një zgjidhje për luftën, dhe këtë do e bëjë pikërisht për Trumpin.

"Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje," i pëshpëriti Trump presidentit francez Emmanuel Macron në Dhomën Lindore. 

"Mendoj se ai [Putin] dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sa e çmendur tingëllon."

Trump dëgjohet gjithashtu duke folur për organizimin e një takimi trepalësh midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin Trump ka thënë publikisht se beson se do të ndodhë.