TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas paralajmërimeve të presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, i cili u kërkoi Ukrainës dhe vendeve europiane të mos “pengojnë përparimin”, liderët europianë iu përgjigjën me një demonstrim të rrallë uniteti në Uashington, shkruan CNN.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump u përjetua si historik, duke kujtuar mbledhjet e mëdha të aleatëve që sollën fundin e Luftës së Dytë Botërore.
Liderët europianë, të alarmuar nga deklaratat në Alaska dhe të shqetësuar për qëndrueshmërinë e politikës amerikane ndaj NATO-s, lanë gjithçka për të shkuar urgjentisht në Uashington.
Secili prej tyre mori fjalën me ftesë të Trump.
Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se samiti i propozuar mes Trump, Putin dhe Zelensky duhet të ketë një “karrige të katërt” për Europën.
Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi një armëpushim që Putin ka refuzuar deri më sot, shpesh me pranimin e heshtur të Trump.
Kryeministri britanik Keir Starmer ngriti çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, të modeluara sipas nenit pesë të NATO-s.
Në tryezë ishin të pranishëm liderë me prirje të ndryshme politike, nga centrizmi liberal i Macron, te konservatorizmi populist i kryeministres italiane Giorgia Meloni. Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është larguar nga BE, Starmer qëndroi në një linjë me partnerët europianë.
Mesazhi kryesor i vizitës ishte i qartë. pavarësisht divergjencave, Europa është e përgatitur të mbajë një qëndrim të përbashkët ndaj Rusisë dhe të shtyjë përpara për një paqe të drejtë, jo për atë që kërkon Putin.
Edhe pse diferencat mes Moskës dhe Kievit mbeten të thella, një gjë është e sigurt, Kremlini po e ndjek me vëmendje çdo hap të këtij procesi.