TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump vazhdon të mburret me atë që e quan një nga arritjet e tij më të mëdha në skenën ndërkombëtare: ndalimin e gjashtë luftërave brenda gjashtë muajve. “Kam ndalur gjashtë luftëra për gjashtë muaj”, deklaroi sërish sot presidenti amerikan, një pretendim që ai e ka përsëritur disa herë gjatë mandatit të tij të dytë.
Megjithatë, ky pretendim është i mbushur me paqartësi dhe interpretime të shumta, pasi shumë nga konfliktet që ai përmend ose nuk kanë qenë realisht në luftë të hapur, ose ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara nuk ka pasur ndikim vendimtar.
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, gjashtë konfliktet që Trump pretendon se ka ndalur janë mes:
Në disa raste, si në rastin e Kamboxhias dhe Tajlandës, apo Izraelit dhe Iranit, ekspertët ndërkombëtarë nuk njohin ndonjë rol konkret apo efektiv të Trump në uljen e tensioneve. Ndërhyrja e SHBA-ve, nëse ka ndodhur, është minimale dhe e pakonfirmuar nga palët përkatëse.
Në lidhje me Indinë dhe Pakistanin, dy fuqi bërthamore, Trump ka pohuar se ka ndërhyrë për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Megjithatë, autoritetet indiane e kanë mohuar kategorikisht përfshirjen e ndonjë pale të huaj në çështjet e tyre dypalëshe.
Për tri rastet e tjera, Kongo-Ruandë, Armeni-Azerbajxhan dhe Serbi-Kosovë, ndërhyrjet e mundshme të Trump kanë qenë kryesisht simbolike, pa prodhuar marrëveshje të qëndrueshme. Në rastin e Kongos dhe Ruandës, është e vërtetë që liderët e të dyja vendeve u ftuan në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje, por situata mes tyre mbetet larg paqes së plotë.
Edhe për Armeninë dhe Azerbajxhanin, Trump organizoi takime në Uashington, por shumë nga përgatitjet diplomatike për këto bisedime kishin nisur që në kohën e presidentit Biden. Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara dhe marrëveshja e arritur nuk konsiderohet e qëndrueshme.
Sa i përket Serbisë dhe Kosovës, pretendimi i Trump se ka ndaluar luftën mes tyre nuk është konfirmuar nga faktet. Në qershor pati rritje tensionesh në veri të Kosovës, por nuk pati luftë të hapur dhe ndërhyrja e administratës Trump nuk konsiderohet vendimtare.