BOTA, 18 Gusht 2025, 19:07

“Jemi gati për një armëpushim”- Liderët e BE u takuan në ambasadën e Ukrainës në SHBA, Zelensky zbulon arsyen

“Jemi gati për një armëpushim”- Liderët e BE u

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka zbuluar arsyen e takimit të zhvilluar me liderët europianë dhe të NATO-s në ambasadën e Ukrainës në Uashington, përpara takimit me presidentin Donald Trump.

Sipas tij, gjatë këtij takimi liderët “koordinuan qëndrimet tona”.

Në një postim në Telegram, Zelenskyy shkruan:

“Duhet të ndalojmë vrasjet, dhe falënderoj partnerët tanë që po punojnë për këtë dhe, në fund, për një paqe të besueshme dhe me dinjitet.

Së bashku me liderët e Finlandës, Britanisë së Madhe, Italisë, Komisionit Europian dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kordinuam qëndrimet tona përpara takimit me Presidentin Trump.

Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe krijimin e një arkitekture të re sigurie. Na duhet paqe.”