BOTA, 18 Gusht 2025, 18:44

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve të Trump me Zelenskyn

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në

E gjithë vëmendja është drejtuar nga Shtëpia e Bardhë, ku liderët e BE kanë mbërritur, ndërsa pritet edhe ardhja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha pak para takimit se është i gatshëm të punojë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Rusia mund të detyrohet në paqe vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka atë forcë,” shkroi Zelensky në rrjetet sociale pas takimit me të dërguarin special të SHBA për Ukrainën, Keith Kellogg.

Partnerët evropianë duan që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim në takimin midis Trumpit dhe Zelenskit, sikurse ndodhi në muajin shkurt, kur ata të dy patën një debat në Zyrën Ovale para kamerave që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.