BOTA, 13 Prill 2023, 16:37

Deklarata e fortë e Kremlinit: Deti i Zi nuk do të bëhet kurrë “det i NATO-s”

Deklarata e fortë e Kremlinit: Deti i Zi nuk do të bëhet

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon fatit të Detit të Zi, se nuk do të bëhet kurrë një  ‘det i NATO-s’. Deklarata erdhi pas reagimit të ministrit të Jashtëm të Ukrainës, i cili i bëri thirrje aleancës Atlantike që të luajë një rol më qendror në sigurinë e rajonit.

“Është koha për të krijuar një rrjet global sigurie për të gjitha kombet e rajonit nën kërcënim” dhe për ta bërë Detin e Zi “ai që është bërë Deti Baltik: një det i NATO-s,” tha sot ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një mesazh përmes videove.

Nga ana tjetër përfaqësuesi rus është shprehur e është një det i përbashkët nga shumë vende, dhe duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie për të gjitha shtetet bregdetare.