TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka aprovuar personalisht arrestimin e gazetarit amerikan të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, sipas burimeve.
Gershkovich, i akuzuar për spiunazh është kthyer në të parin gazetar që arrestohet për diçka të tillë që nga Lufta e Ftohtë me SHBA-të. Gazetari rrezikon deri në 20 vjet burg, nëse dënohet.
Sipas burimeve, miratimi i arrestimit nga presidenti rus pasqyron “influencën në rritje të linjës së ashpër të Kremlinit”, të cilët po shtyjnë të intensifikojnë konfrontimin e Moskës me Uashingtonin.
Shtetet e Bashkuara e caktuan zyrtarisht Gershkovich si “të arrestuar gabimisht” në fillim të kësaj jave, por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se masa nuk do të ndryshonte qasjen e Moskës.