BOTA, 13 Prill 2023, 15:59

“Kthehuni në atdhe!”, ukrainasi ndërmerr aktin ekstrem, i vë flakën vetes para ambasadës në Poloni

“Kthehuni në atdhe!”, ukrainasi ndërmerr aktin ekstrem, i

Një ukrainas ka ndërmarrë një akt ekstrem, duke i vënë vetes flakën para konsullatës së tij në Poloni.

Ngjarja ndodhi pak para orës 08:00 me orën lokale. Mediat e huaja raportojnë se një burrë po qëndronte në radhë para konsullatës ukrainase kur tha diçka në gjuhën e vendit të tij, dhe pasi nxori një shishe, e hodhi mbi vete dhe mori flake.   

Burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe jeta e tij është në rrezik. 

Raportet e hershme të mediave pohuan se ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.