BOTA, 10 Tetor 2025, 22:00

Danimarka forcon mbrojtjen, blen 16 avionë të rinj pas incidentit me dronin misterioz

Danimarka forcon mbrojtjen, blen 16 avionë të rinj pas incidentit me

Danimarka do të blejë 16 avionë të rinj luftarakë amerikanë për të forcuar sistemin e saj të mbrojtjes, njoftoi ministri i Mbrojtjes, dy javë pas ndërhyrjes së një droni të panjohur në hapësirën ajrore të vendit.

“Ne kemi arritur një marrëveshje politike për të blerë 16 avionë luftarakë shtesë F-35, në mënyrë që të kemi më shumë avionë operacionalë në të ardhmen”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Trollis Lund Poulsen, gjatë një konference për shtyp.

Kjo blerje, e cila do ta çojë flotën daneze në gjithsej 43 avionë F-35, kap vlerën e rreth 3.88 miliardë eurove.

“Me blerjen e mëtejshme të avionëve F-35, aftësia jonë luftarake përmirësohet ndjeshëm, gjë që do të kontribuojë drejtpërdrejt në parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s”, u shpreh Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Daneze, gjenerali Mikael Hildgaard.

Përveç kësaj, Danimarka do të investojë edhe 2.1 miliardë krona, rreth 281 milionë euro në pajisje për të luftuar ndërhyrjet e dronëve.