TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më shumë se një milion konsumatorë përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në Ukrainë, si pasojë e bombardimeve të pandërprera të ushtrisë ruse me dronë dhe raketa.
Sulmi masiv i Rusisë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës ka shkaktuar shumë probleme, duke i lënë në terr.
Informohet nga mediat ukrainase se ky sulm ndaj sistemit energjetik deri më tani ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se një milion konsumatorë në të gjithë vendin. Ky lajm raportohet edhe nga ”Reuters”, bazuar në të dhëna nga autoritetet lokale.
Të paktën 420,000 familje në kryeqytetin Kiev janë prekur, tha kompania private ukrainase DTEK, duke njoftuar se furnizimi me energji elektrike ishte rikthyer.