BOTA, 10 Tetor 2025, 12:08

Vlerësimi/ Zhgënjehet Trump, liderja e opozitës në Venezuelë fiton Çmimin Nobel për Paqen

Vlerësimi/ Zhgënjehet Trump, liderja e opozitës në

Sot është një ditë zhgënjimi për presidentin amerikan Donald Trump. María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.

Ajo u cilësua si një nga “shembujt më të jashtëzakonshëm” të guximit në Amerikën Latine kohët e fundit, dhe “Një grua që e mban flakën e demokracisë ndezur mes një errësire në rritje.”

Në një postim në X, komiteti thotë se i ka dhënë Maria Corina Machado Çmimin Nobel për Paqen “për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.