BOTA, 10 Tetor 2025, 21:16

Kriza në Francë/ Macron kërkon zgjidhje për bashkëpunim, por socialistët nuk tërhiqen, paralajmërojnë rrëzimin e qeverisë

Kriza në Francë/ Macron kërkon zgjidhje për

Emmanuel Macron beson se takimi me partitë politike në Elize “ka konfirmuar se ekziston një rrugë e mundshme për të arritur kompromis dhe për të shmangur shpërndarjen” e Parlamentit. Kështu bëjnë të ditur burime pranë presidentit francez.

“Në bazë të kësaj, presidenti do të marrë përgjegjësitë e tij duke emëruar një kryeministër”, shtoi i njëjti burim, pa dhënë më shumë detaje mbi afatin e emërimit apo profilin e kreut të ardhshëm të qeverisë.

Socialistët gati për mocion mosbesimi
Megjithatë, Macron “nuk ka dhënë asnjë përgjigje të qartë, as për fuqinë blerëse, as për pensionet, e as për ndonjë temë tjetër” në lidhje me formimin e qeverisë së re, deklaroi sekretari i Partisë Socialiste Franceze, Olivier Faure, pas konsultimeve me presidentin në Elize.

“Sipas ritmit të deritanishëm dhe kushteve aktuale, nuk ka asnjë garanci se ne nuk do të paraqesim një mocion mosbesimi”, paralajmëroi ai, duke shtuar: “Nëse të gjitha çështjet nuk vendosen në tryezë, duke filluar nga pezullimi i reformës së pensioneve, ne do të votojmë menjëherë për mosbesim.”