BOTA, 3 Maj 2023, 16:12

Doni të bëni një selfie me ish-presidentin Obama? Gërmoni xhepat thellë, kushton...

Doni të bëni një selfie me ish-presidentin Obama? Gërmoni

Prej ditës së djeshme ish-presidenti amerikan ndodhet në Berlin, ndërkohë që biletat për marrë pjesë në një ceremoni në arenën Mercedes Benz janë shitur. Mediat e huaja shkruajnë se këto bileta nisnin nga një çmim 61, deri në 83 euro. “Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi, shkruan shtypi gjerman, ndërkohë që nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, do t’i duhet të gërmojë thellë në xhepat e tyre.

Konkretisht, për të marrë të ashtuquajturën “Bileta e Artë”, ai do të duhet të paguajë shumën prej 600 euro. Kjo përfshin një pije në pritje, darkë në restorantin e arenës dhe ulëse në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena. Por ka edhe “pass” që është për pak dhe elitë, për ata që janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 2500 euro.

Me marrjen e “Vip Pass Ekskluzive”, mbajtësit e saj do të mund të bëjnë një selfie me Barack Obamën. Natyrisht, truprojat e ish-presidentit amerikan si dhe agjentë sekretë do të jenë në krah të tij duke kryer një kontroll të gjerë për arsye sigurie. Mbrëmë, Obama shijoi një darkë në një restorant italian në Berlinin Perëndimor me ish-kancelaren Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer.