BOTA, 26 Tetor 2022, 16:55

“Armë të ndryshkura dhe veshje të grisura”/ Kremlini pranon për herë të parë problematikat me pajisjet luftarake të ushtrisë

“Armë të ndryshkura dhe veshje të grisura”/ Kremlini

Kremlini ka pranuar për herë të parë zyrtarisht problematikat që ekzistojnë në lidhje me pajisjet e luftës që po përdoren në Ukrainë, duke filluar nga armët e ndryshkura ashtu dhe deri tek uniformat e vjetra.

Këtë të mërkurë është bërë e ditur nga vetë Moska se ushtria ruse ka probleme logjistike me pasijet. Së fundmi kjo çështje kishte filluar të aludohej edhe nga vetë presidenti Vladimir Putin.

“Të gjithë e keni dëgjuar çfarë ka thënë presidenti në Këshillin e Sigurisë. Vërtetë ka pasur probleme me pajisje”, tha sot Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Sipas tij, disa prej problemeve akoma ekzistojnë, por se po “zgjidhen”.

“Po ndërmerren masa për të eliminuar ato probleme” shtoi Peskov.

Kujtojmë që Putin ka thënë mbrëmë se “pajisjet e ushtrisë ruse duhet të jenë moderne, për t’i përmbushur kriteret për operacione ushtarake në Ukrainë”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë ruse, që të marr më “shpejtë vendimet” për prodhimin e pajisjeve të reja ushtarake.