BOTA, 2 Maj 2023, 18:27

Anija nga Kolumbia/ Sekuestrohen në Portugali 4.2 tonë kokainë e cilësisë së parë e fshehur mes arkave me banane 

Anija nga Kolumbia/ Sekuestrohen në Portugali 4.2 tonë kokainë e

Policia portugeze raportoi sekuestrimin në vend të një ngarkese 4.2 tonë kokainë me "një shkallë të lartë pastërtie" që ishte transportuar në kuti bananesh në një anije nga Kolumbia, në një nga operacionet më të mëdha të viteve të fundit.

Droga ishte e fshehur në arka me banane që ishin nisur nga Kolumbia dhe kishin hyrë në Portugali përmes portit të Setubalit, një qytet bregdetar në rrethinat e Lisbonës.

“Po flasim për një sasi të konsiderueshme që organizatat kriminale, po e transportonin të gjithën njëherësh nga ana tjetër e Atlantikut në Evropë. Në thelb, ky ishte një operacion që vuri në dukje, në aspektin e ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, nevojën për të mbledhur sa më shumë të dhëna dhe për të organizuar një aksion me objektiv të caktuar dhe për të përcaktuar sasinë e kokainës në moment”, tha Vitor Ananias, shef i Hetimeve Kriminale në Portugali.

Operacioni i policisë nuk ka çuar ende në arrestimin e ndonjë të dyshuari, por autoritetet portugeze janë në kontakt me autoritetet kolumbiane dhe polici të tjera partnere.