TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistët mjedisorë derdhën ngjyrë në fasadën e Fondacionit Louis Vuitton dhe në Place Vendome, i njohur për dyqanet luksoze të bizhuterive në Paris.
Aktivistët e organizatës mjedisore “Extinction Rebellion” vendosën që aksionin ta realizojnë herët në mëngjes, para mitingjeve të paralajmëruara të 1 Majit.
Ata kundërshtojnë uljet e taksave nga grupi luksoz – LVHM Louis Vuitton.
????#BREAKING: Extinction Rebellion activists cover the Louis Vuitton building in #Paris with paint.pic.twitter.com/zRRsz4Hgin
— Breaking News 24/7 (@Worldsource24) May 1, 2023
“Në këtë kontekst aktual social ku francezët heqin dorë nga një vakt në ditë për shkak të inflacionit, pasuria e grupeve të mëdha është thjesht e turpshme. Kërkesat e sindikatës për paga më të larta kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha grupi mjedisor.
Mediat franceze kanë raportuar se në atë aksion janë arrestuar gjashtë aktivistë.
Në aksionin e dytë të grupit ekologjik “Last Renovation”, është spërkatur bojë në sheshin Vandom, ku ndodhet hoteli i famshëm luksoz Ritz.
Këta aktivistë fajësojnë të pasurit se janë më përgjegjës për emetimet e gazrave serrë.