TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Telashe për dy aktore të famshme iraniane, të cilat janë vënë në shënjestër të policisë iraniane, pasi akuzohen për mosmbajtjen e hixhabit. Bëhet fjalë për aktoret Afsaneh Bayegan dhe Fatemeh Motamed-Arya.
Ndaj aktoreve ka nisur një hetim, fill pasi ato morën pjesë në një ceremoni për nderimin e aktorit Atila Pesyani, shfaqje në të cilën nuk kishin shami.
Si Bayegan ashtu edhe Motamed-Arya kanë shprehur më parë mbështetjen për lëvizjen protestuese që filloi me gratë dhe më pas u përhap në një pjesë të madhe të popullit. Protestat nisën pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua se nuk mbajti shaminë.