TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat mafioz, tipik siç u vra Falcone, i është bërë sot kryeprokurorit të Bullgarisë, Ivan Geshev. Por duket se ky i fundit ka qenë me fat, pasi e ka shpëtuar makina e tij e blinduar. Sulmi ishte organizuar me një sasi eksplozivi që shpërtheu gjatë kalimit të automjetit të zyrtarit të lartë.
Në orën 11 e 45, të gjitha institucionet bullgare ishin në këmbë për atë që ndodhi në aksin rrugor Samokov-Kovaçevtsi. Kryeprokurori ka gjasa të jetë gjurmuar dhe sipas kreut të Shërbimit Kombëtar Hetimor, atentati ishte organizuar në mënyrë profesionale.
“Bomba nuk ishte më pak se 3 kilogramë TNT, sipas opinionit paraprak të ekspertëve, por gjithashtu me copëza që shpërthyen dhe u përplasën me pemët në anën tjetër të rrugës. Saçmet e metalit që gjetëm kishin përmasat e thoit të një njeriu”, tha Borislav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar
“Detyra jonë është të mbrojmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë dhe do ta bëjmë këtë”, tha Petar Todorov, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Atentati është i ngjashëm me vrasjen e ish-prokurorit italian Giovani Falcone nga mafia italiane, ku u hodh në erë autostrada në të cilën ai kalonte.