TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas lundrimit, i priste altar, por nuk ndodhi kështu. Një udhëtim ëndrrash në Mesdhe u kthye në tragjedi për një 35-vjeçar italian dhe familjen e tij.
Silvio Maisti sapo i kishte propozuar partneres së tij Valentina Triolo, me të cilën kishte një fëmijë 14 muajsh për martesë.
Një ceremoni romantike në det të hapur, ku 35-vjeçari i ishte ulur në gjunjë dhe i kishte dorëzuar unazën partneres së tij, duke marrë dhe "Po"-në e pritur.
Por shumë afër portit të Civitavecchia, pak orë më pas, ai u ndje keq, ndoshta një atak në zemër dhe ndërroi jetë.
Tani të afërmit e 35-vjeçarit, një transportues banues në Valmontone (Romë), akuzojnë ekipet e shpëtimit: "Ata mbërritën me vonesë".
Me çiftin dhe vogëlushin, në lundrim ishin edhe disa familjarë, të cilët një natë më parë kishin qenë gjithashtu dëshmitarë, të emocionove dhe propozimit për martesë të vënë në skenë për nusen e ardhshme. Të afërmit e tjerë kishin xhiruar edhe video live të atij momenti romantik.
“Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë – tha vjehrri i Silvio Maistit, Carlo Triolo për faqen e internetit Lanuovatribuna.org – por ata mbërritën shumë vonë, kur nuk kishte asgjë për të bërë”.
Silvio Maisti ishte ndier keq rreth orës 6:20, teksa ishte në shtrat, në dhomë me partneren dhe djalin. Gruaja kërkoi menjëherë ndihmë nga fqinjët e saj dhe personeli i anijes. Ankorimi në Civitavecchia ishte planifikuar në orën 7 dhe zbarkimi në orën 8. Pasi anija mbërriti në port, forcat e policisë italiane u lejuan të hipnin vetëm në orën 14:30 vetëm falë ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme, saktësoi vjehrri.
“Ndërkohë – akuzon ai – ne mbetëm pa asnjë ndihmë dhe komandanti nuk na shprehu as ngushëllime”.