BOTA, 2 Maj 2023, 14:48

Sanksionet e Perëndimit kundër presidentit rus, mediat: E dashura e përfolur e Putinit zhvendoset nga Zvicra drejt Siberisë

Sanksionet e Perëndimit kundër presidentit rus, mediat: E dashura e

E dashura e përfolur e presidentit rus, Vladimir Putin, Ana Kabaeva është zhvendosur nga Zvicra drejt Siberisë pas sanksioneve të Perëndimit.

Sipas burimeve të cituara nga gazetat britanike "Sun" dhe "Mirror", sanksionet që vendet perëndimore i kanë vendosur Putinit për shkak të luftës në Ukrainë kanë kufizuar udhëtimet e 39-vjeçares.

Medalistja e artë olimpike në gjimnastikë ritmike dhe nëna e fëmijëve të liderit rus rrallë del në publik dhe tani është vendosur në rajonin e Azisë Veriore. Në udhëtimin e saj të fundit dhe nën masa drakoniane sigurie, ajo shkoi në Omsk, Siberi si e ftuar speciale në një ngjarje kampionati të gjimnastikës instrumentale.

Mbetet ende e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në Siberi. Kohët e fundit ka pasur zëra se prania e saj në Siberi lidhet me ambiciet e saj politike.

Një teori është se ajo dëshiron të pasojë "Zonjën e Hekurt" të Rusisë, Valentina Matvienko. Ajo është presidentja e Këshillit të Federatës (dhoma e lartë e parlamentit rus), 74 vjeçe dhe shumë besojnë se ajo dëshiron të dalë në pension.

Ish-deputetja ruse që dezertoi në Ukrainë, Maria Makshakova, pretendon se qëllimi i Kabaevas është të marrë përsipër detyrat e Matvienkos. 

"Sa i përket fatit të Kabaeva, mendoj se ajo dëshiron të marrë rolin e Valentina Matvienko, edhe nëse duket mjaft e vështirë”, tregon Maksakova për rrjetin “Fakty Ukraine” dhe shton:

"Kabaeva 'kupton kërcënimet e ardhshme' dhe rrezikun për veten dhe fëmijët, nëse Putin rrëzohet, nëse shëndeti i tij përkeqësohet dhe ai nuk është më president i Rusisë. Ajo gjithashtu e kupton se karriera e saj sportive dhe medaljet nuk do ta shpëtojnë atë".