BOTA, 20 Shkurt 2024, 13:26

Akuzoi Putin se i vrau burrin, Kremlini reagon ndaj bashkëshortes së Navalnyt: Akuza të pabaza

Akuzoi Putin se i vrau burrin, Kremlini reagon ndaj bashkëshortes së

Kremlini ka mohuar akuzat e gruas së Alexei Navalny se ai ishte helmuar nga agjenti nervor Novichok.

Natën e kaluar, Yulia Navalnaya akuzoi autoritetet ruse për fshehjen e trupit të burrit të saj, ndërsa prisnin që “gjurmët e një tjetër noviçoku të Putinit të zhdukeshin”.

“Burri im nuk mund të thyhej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’i thoshte emrin,” tha ajo.

Sot Kremlini e ka mohuar pretendimin dhe ka thënë se “nuk bazohet në asgjë”.

Ai gjithashtu tha se Vladimir Putin nuk e shikoi videon e publikuar nga zonja Navalnaya.