TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se vendi i tij po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, pas vdekjes së udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny. “Ne tashmë kemi sanksione, por po shqyrtojmë sanksione shtesë, po”, u tha Biden gazetarëve në Uashington.
Navalny vdiq në një burg të largët të Arktikut të premten e kaluar. Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Kremlini tha se akuzat janë “të neveritshme” dhe se nuk ka ende “asnjë rezultat” nga hetimet e rastit.
Biden fajësoi gjithashtu Putinin për vdekjen e Navalnyt. Navalny “e kundërshtoi trimërisht korrupsionin, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që po i bënte Qeveria e Putinit”, tha presidenti amerikan të premten. Rusia është tashmë nën sanksione të Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës.