BOTA, 19 Shkurt 2024, 13:23

Khodorkovsky: Regjimi nuk do të lejojë funeralin e Navalny. Putin, një hienë

Khodorkovsky: Regjimi nuk do të lejojë funeralin e Navalny. Putin,

“Kam frikë se regjimi nuk do të lejojë që të mbahet varrimi i Alexei Navalny.”

Një deklaratë e tillë vjen nga disidenti rus Mikhail Khodorkovsky në një intervistë për emisionin italian In Mezz’ora në Rai Tre, ku Navalny-n e cilësoi një politikan shumë të talentuar.

“Opozita ruse do të përgjigjet duke dalë në rrugët e Moskës, qoftë në ditën e zgjedhjeve, qoftë në ditën e funeralit të Alexei Navalny, nëse ky funeral mbahet.

Sa i përket reagimit të Perëndimit, shpresoj vërtetë që fati i të burgosurve politikë që kanë mbetur në Rusi do të vendoset në radhë të parë.

Mes tyre janë dy shokët e tjerë të Boris Nemtsovit dhe ata janë Ilya Yashin dhe Vladimir Kara Murza.

Mendoj se kam një ide mjaft të qartë se çfarë lloji është Vladimir Putin. Falë tij kam kaluar 10 vjet në burg me njerëz si ai.

Këta janë banditë, janë si hienat, i tërheq dobësia.

Nëse jepni përshtypjen se jeni të dobët, ata do të vazhdojnë t’ju sulmojnë. Por nëse tregon se je i fortë, të shmangin,” tha Khodorkovsky.

Disidenti rus dhe opozitari kryesor Alexey Navalny, 49 vjeç, gjeti vdekjen të premten e 16 shkurtit, në koloninë e burgut numër 3 të Qarkut Autonom Yamalo-Nenets, në Rrethin Arktik, ku vuante një dënim prej 19 vitesh burg.

Ai u ndje keq, pas një shëtitje dhe më tej ndërroi jetë, njoftoi nga Shërbimi Kombëtar i Burgut të Rusisë.