BOTA, 19 Shkurt 2024, 15:39

Kryeministrja e Estonisë mesazh të qartë, kërkon nga Perëndimi konfiskimin e aseteve të ngrira ruse

Kryeministrja e Estonisë mesazh të qartë, kërkon nga

 

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha sot se Perëndimi duhet të konfiskojë asetet e ngrira ruse përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor.

“Një periudhë zgjedhore është gjithmonë e turbullt. Është gjithmonë më mirë të bëjmë gjithçka që mundemi përpara zgjedhjeve të rëndësishme,” tha Callas për Financial Times.

Sipas saj, konfiskimi i aseteve ruse do të ishte një mjet shtesë që, përveç ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sanksioneve anti-ruse, mund të ndihmonte në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.