TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trupi i Alexei Navalny, disidentit më të njohur rus, i cili vdiq javën e kaluar në rrethana misterioze, do të mbetet në duart e autoriteteve ruse edhe për 14 ditë të tjera, sipas zëdhënësit të tij. “Hetuesit u kanë thënë avokatëve dhe nënës së Alexeit se nuk do t’ua japin trupin”, tha ai në X, duke shtuar se trupi “do të jetë nën një lloj ‘ekzaminimi kimik’ edhe për 14 ditë të tjera”.
Kjo vjen pasi e veja e Navalny pretendoi se burri i saj ishte helmuar me agjentin nervor Novichok. Yulia Navalnya akuzon autoritetet ruse se e fshehin trupin sepse presin që të zhduken gjurmët e agjentit.
Nëna dhe avokati i tij deri më tani nuk kanë mundur ta shohin trupin sepse autoritetet ruse e mohojnë këtë.
Ndërkohë, e veja e Navalny u takua me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel të hënën. Në deklaratat ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin vrau burrin e saj “sepse ai nuk mund të thyhej”. Ajo madje i përshkroi veprimet e ndërmarra nga autoritetet ruse për të fshehur trupin si “të neveritshme”. Në të njëjtën kohë, nuk dihet vendndodhja e saktë e trupit, i cili mund të jetë larguar nga burgu ku ai vdiq më 16 shkurt.