TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbretëri e Bashkuar- Në Londër është mbajtur Parada e Krenarisë së komunitetit LGBT+, paradë e cila këtë vit kremton 50 vjetorin, që nga marshimi parë i vitit 1972, kur merrnin pjesë vetëm dy mijë vetë.
Ditën e sotme, sipas kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, më shumë se një milionë persona u janë bashkuar eventeve që zhvillohen në mbarë Londrën, kryesisht në qendrën e saj, ndërsa rreth 30 mijë të tjerë kanë marrë pjesë në marshimin zyrtar. Marshimi nisi në orën 12:00 dhe përfundoi në orën 18:00.
Parada është një mundësi që komuniteti LGBT+ dhe aleatët jo vetëm të festojnë arritjet, por edhe të protestojnë për pabarazitë që ekzistojnë, veçanërisht ato që prekin personat transgjinorë.
Parada rikthehet pas dy viteve mungesë për shkak të pandemisë, ndaj edhe pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë, duke u konsideruar si më e madhja dhe gjithëpërfshirësja në histori.
