AKTUALITET, 2 Maj 2019, 18:31

Bllokohet Elbasani/ Protestuesit nën drejtimin e Bashës i hapin rrugën ambulancës

Bllokohet Elbasani/ Protestuesit nën drejtimin e Bashës i hapin


Protestuesit e opozitës që kanë bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit i kanë hapur rrugën një autoambulance.

Pas largimit të ambulancës, qytetarët kanë bllokuar sërish rrugën për të vijuar me protestën e tyre.

Opozita e bashkuar ka vendosur bllokimin e 12 qarqeve për plot 2 orë. Kryedemokrati Basha ndodhet në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në Durrës, tek rrethrrotullimi i Plepave.