AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 09:43

Bleu makinën në Itali, por i bllokohet sa vjen në portin e Durrësit

Bleu makinën në Itali, por i bllokohet sa vjen në portin e

I sjellin një mjet tip “Benz” nga Italia me traget përmes portit të Durrësit, por futet në telashe. Pasi ka mbërritur në kufirin shqiptar mjeti i porositur në Itali, dhe uniformat blu kanë bërë verifikimet përkatëse në sistem, ka rezultuar se automjeti rezultonte i vjedhur prej 5 vitesh.

Bëhet fjalë për një rast të ndodhur dje, konkretisht për shtetasin K.G., vjeç 35, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se “Më datë 24.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.G., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz”, i postuar në adresë të tij nga Italia, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale, ka rezultuar i vjedhur më datë 20.12.2012, në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal”.

Ndërkohë që automjeti është bllokuar, shkruan durreslajm, policia ka nisur hetimet dhe ka dërguar rastin në Prokurori.