AKTUALITET, 26 Dhjetor 2017, 09:36

Lufta kundër krimit, Xhafaj mbledh në Elbasan 12 drejtorët e qarqeve

Lufta kundër krimit, Xhafaj mbledh në Elbasan 12 drejtorët e

Elbasani ka qenë  në qendër të debateve politike, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.

Janë sulmuar punonjësit e policisë, ndërkohë që element kriminal kanë arritur të shpëtojnë. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, bëri ndryshime të shumta në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Për të prezantuar punën e bërë në këtë drejtori, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar edhe nga Ministrat Bledi Klosi  e Damian Gjiknuri ishin paraditen e sotme ku zhvilluan edhe një takim të përbashkët me 12 drejtorët e qarqeve në Elbasan. Gjatë takimit u tha se për të pasur rezultate në luftën ndaj krimit është shumë i nevojshëm bashkëpunimi mes institucioneve./TPZ.AL