TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blerim Destani është një nga aktorët më të mirë shqiptarë. Ai ka arritur suksese të mëdha në botën e kinematografisë jashtë kufijve shqiptarë ku ka marrë pjesë në shumë filma të njohur. Ndodh shpesh që Blerimin ta shohim nëpër lajmet e mediave rozë, kjo kryesisht prej miqësisë me emrat e njohur për publikun shqiptare, veçanërisht Noizyn.
Për Blerimin 12 prilli është një ditë e veçantë pasi feston ditëlindjen dhe gjatë xhirimeve në Munich, stafi i tij i ka bërë një surprizë për ditëlindje.
Këtë surprizë ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram dhe menjëherë kanë nisur urimet për ditëlindje, ku nuk munguan edhe urimet nga këngëtarët e njohur shqitparë si Mc Kresha, Genc Prelvukaj dhe reperi gjerman Kmn Zuna.
Nëse prisnit edhe një urim nga Noizy, ju duhet të prisni akoma sepse reperi nuk e ka uruar në komente, mirëpo i ka bërë një kompliment duke e quajtur “çun king” ku ka shkruar edhe disa emoji.
