LIFESTYLE, 11 Prill 2018, 21:55

Mësoi tradhtinë tronditëse: Enca u shfryhet meshkujve në të gjithë botën

Tradhtia e pabesë e basketbollistit Tristan Thompson ndaj partneres që po pret fëmijën e tij, Khloe Kardashian, ka prekur mijëra fansa të çiftit.

Një reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, e cila është zgjuar sot me lajmin e trishtë të tradhtisë.

“U zgjova sot me lajmet e Tristan Thompson dhe jam e inatosur me çdo mashkull mbi tokë”, shkruan Enca.

Me sa pamë në rrjetet sociale, reagimi i Khloe Kardashian ndaj tradhtisë ishte shumë i përmbajtur. Ajo mban ende fotot e partnerit në profil, ndërsa një burim tha për Radar Online se Khloe po mendon vetëm për shëndetin e vajzës së saj të palindur.

Por nëse një gjë e ngjashme do t’i ndodhte Enca Haxhias, këngëtarja nuk do të përmbahej aspak. Enca kërcënon meshkujt se nëse dikush i bën një gjë të tillë, do t’i djegë shtëpinë:

“Më tradhto dhe do të të djeg shtëpinë”, shkruan ajo teksa publikon një pjesë të klipit ku i vë zjarrin një ndërtese.

https://www.instagram.com/p/BhbhoEWnhAQ/?taken-by=enca