LIFESTYLE, 11 Prill 2018, 22:07

Xhemi në super formë: Tregon linjat e hatashme në palestër

Moderatorja shqiptare Xhemi Shehu ka nisur palestrën për të mirëpritur verën në formën e duhur. Bukuroshja e “Portokalli”-së, ka publikuar sot disa foto nga ushtrimet e saj, nën mbikëqyrjen e trajnerit Edmond Stafa.

Xhemi shihet e shtrirë përtokë teksa bën pompa për muskujt e barkut dhe të krahëve. E veshur sportive me një palë streçe të zeza dhe atlete te kuqe, moderatorja duket se ka një vullnet të plotë për t’u bërë fit.

“Kur secili sheh telefonin e vet”, shkruan Xhemi duke përcjellë mesazhin se kur ndodhet në palestër nuk merret me gjë tjetër veç ushtrimeve.

Ne në fakt nuk e kemi mendjen te telefoni por te muskujt e saj të barkut!