LIFESTYLE, 12 Prill 2018, 12:59

Ishte betuar se nuk do e ftonte kurrë në emision, Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj së shpejti përballë

Ishte betuar se nuk do e ftonte kurrë në emision, Rudina Dembacaj dhe

Të gjithë e dimë konfliktin mes aktores Rudina Dembacaj dhe drejtuesin e programit “Al Pazar” Agron Llakaj. Në deklaratat e saj të shumta, Rudina e ka shprehur shpesh hatërmbetjen që ka me Agronin, ndërsa edhe është shprehur se ai është i vetmi personazh që nuk do ftonte kurrë në emisionin e saj.

Mirëpo tashmë Rudina është pjesë e formatit “Peter Pan”, dhe siç dihet të ftuarit i vendos Vera dhe Alketa. Këtë të hënë, sipas thashethemeve i ftuar do të jetë pikërisht Agron Llakaj përballë fëmijëve, gjë që e bën të pashmangshëm takimin mes Dembacaj dhe Llakaj. Epo mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë mes tyre mbrëmjen e së hënës.