LIFESTYLE, 12 Prill 2018, 12:35

Si kurrë më parë, Alketa i bën dedikimin romantik bashkëshortit: Ja fotoja super e ëmbël

Alketa Vejsiu e ka mbrojtur me fanatizëm jetën e saj private ndër vite. Moderatorja nuk ka publikuar asnjë foto me bashkëshortin e saj dhe për familjen ka folur vetëm përmes ndonjë urimi në rrjetet sociale.

Dhe sot si rrallëherë ajo i ka thyer rregullat duke bërë një dedikim mjaft të dashur. Bukuroshja e TV Klan ka publikuar një foto ku shihet teksa i mban dorën një mashkulli dhe i thotë: Të dua!

Ky është dedikimi i parë që Alketa ka publikuar për bashkëshortin dhe mund të themi se ia ka vlejtur pritja.

Çifti rrallëherë shfaqet në publik, për të mos thënë kurrë. Alketa e ka mbajtur për vete jetën e saj private dhe ka insistuar vazhdmisht për të ruajtur privatësinë, madje edhe në ditën e martesës.

Nga ditët kur shkonte fshehurazi për të zgjedhur fustanin e bardhë e deri në natën kur do të vinte kurorën, gjithçka është bërë nën masa të larta të sigurisë, që përfshinin edhe punësimin e tetë badigardëve të firmës që siguronte mbretin Leka Zogu.

E vetmja foto online e Alketa Vejsiut dhe bashkëshortit të saj është ajo e gati 10 viteve më parë në ditëlindjen e 37-të të Blendi Klosit.