AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 19:24

Blendi Klosi: Ajo që më ndodhi mua para Parlamentit, si në filmin “Taken”

Blendi Klosi ka reaguar për sulmin e bërë të martën ndaj tij duke e krahasuar me një sekuencë te filmit “Taken”, të cilin Ministria e turizmit e ka bërë pjesë të nja antifushate për t’i treguar botës dhe aktorit të HollyWod, Liam Neeson, vlerat e vendit.

Por duke folur për këtë temë Klosi deklaroi se pamjet e protestës së opozitës,  nuk janë imazhi real i Shqipërisë dhe ato e përforcojnë imazhin e shqiptarit të keq që ka përshkruar “Taken”.

Mbase nuk është dita më e artë sot, pas asaj që ndodhi në Parlament, që të ftojmë Liam Neson të vizitojë Shqipërinë, sepse po të shohë skenën që më ndodhi mua dje, ajo është siç e xhiroi ai në film. Por ajo nuk është Shqipëria, është vetëm një minutë”, deklaroi Klosi.

Agjensia LSA e ka fiksuar çast çasti incidentin e ministrit Klosi me protestuesit para parlamentit.