AKTUALITET, 16 Prill 2020, 11:37

“Flemë nga tre veta në dhomë, nuk na kanë bërë asnjë analizë”/ Emigrantët e karantinuar në hotelet e Korçës: Jemi në kushte ekstreme

“Flemë nga tre veta në dhomë, nuk na kanë


Emigrantët e kthyer nga Greqia, të cilët janë akomoduar në një nga hotelet e Korçës ankohen për kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhen.

Ata kanë deklaruar se janë nga tre veta në dhomë dhe se nuk u kanë bërë asnjë analizë.

“Na gënjyen për hotelin nga dyfishuan pagesën ditore, nga 600 lekë në 1200 lekë. Jemi në kushte ekstreme, hamë sufllaqe dhe qumësht me pluhur.

Kushtet shumë të vështira. Na gënjyen për hotelin. Flemë tre veta në një dhomë. Nuk na kanë bërë asnjë analizë.

Kemi fëmijët pa bukë. Jemi shumë keq. Nuk kemi asnjë lekë”, janë shprehur ata për Abc News.