AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 13:52

Biseda me Artan Habilajn/ “Të kërkon Drini i madh”, zbardhet roli i xhaxhait të Saimir Tahirit në përgjime, ish-ministri thirrej me emrin e të birit


Është zbardhur roli që Kujtim Tahiri, xhaxhai i ish-ministrit Saimir Tahiri dhe mënyra se si e ka argumentuar Gjykata bisedën e tij me Artan Habilajn.

Në vendimin e zbardhur prej 140 faqesh dallon një faqe ku flitet për një bisedë që Kujtim Tahiri shkëmben me Artan Habailajn.

Në tekst shkruhet se xhaxhai i ish-ministrit, i referohej Saimir Tahirit si ‘Drini i madh’, duke përdorur emrin e djalit të tij.

Kujtim Tahiri telefonon Artan Habilajn dhe i thotë këtij të fundit se e kërkon “Drini i madh”, por që Habilaj e pyet nëse është urgjente apo jo.